Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan foli për CNN rreth situatës në Ukrainë, duke thënë se bota është “në një kohë kur pushtimi mund të fillojë në çdo moment” dhe paralajmëroi për viktima të mundshme civile nëse shpërthen lufta. Ai tregoi edhe se si mund të nis sulmi rus, përcjell Gazeta Express.
Sullivan, megjithatë, tha se megjithëse akumulimi i 130,000 trupave ruse është përshpejtuar në 10 ditët e fundit, vendi ende ka mundësi ta zgjidhë situatën përmes diplomacisë.
“Ne nuk mund ta parashikojmë ditën në mënyrë perfekte, por kemi thënë prej disa kohësh se jemi në një periudhë kur pushtimi mund të fillojë në çdo moment, aksioni i madh ushtarak i Rusisë në Ukrainë mund të fillojë çdo ditë.”