BallinaLajmeÇka parasheh vendimi për zotimin e qeverisë për subvencionimin e rrymës?

Çka parasheh vendimi për zotimin e qeverisë për subvencionimin e rrymës?

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmë vendimin për zotimin e qeverisë për subvencionimin e energjisë, Po çfarë parasheh ky vendim?

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar vendimin për zotimin e qeverisë për të subvencionuar energjinë elektrike. Sipas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës është zotuar që të ndajë 90 milionë euro për këtë mbështetje.

Kështu nga qeveria po thonë se për qëllim kanë uljen e ndikimit të tarifave për konsumatorët.

E ky vendim sipas ekzekutivit është marrë pas rritjes së çmimeve të importit dhe krizës së furnizimit me rrymë në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë. Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro). Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët. Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet që gjatë javëve në vijim të shqyrtojë raportin për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Komente për çmimet e tarifave në ZRRE kanë dërguar Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, KEDS, KOSTT dhe operatorë të tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz