back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë: Spitalin e Vushtrrisë edhe spitalet e tjera ta marrin...

Ministri i Shëndetësisë: Spitalin e Vushtrrisë edhe spitalet e tjera ta marrin si model për organizimin e punës

Të ngjajshme

Lotina shkëlqen pranë Mozzikut

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik vazhdojnë të...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Rrahmani deklarohet pas humbjes turpëruese: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës...

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe bashkëpunëtorët vizitoi sot spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Përmes një njoftimi nga MSH-ja thuhet se Latifi u shpreh i kënaqur me punën e personelit shëndetësor të spitalit dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetarëvë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe, gjithashtu edhe me infrastrukturën e spitalit.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se spitali i Vushtrrisë është një shembull i mirë i fuqizimit të spitaleve të përgjithshme dhe ndjenjës së pronësisë së spitalit nga komuniteti, ku secili e ndjen veten krenar dhe hisedar në suksesin e tyre.

Ai tha se edhe spitalet e tjera duhet ta marrin këtë spital si model për organizimin e punës dhe vetmohimin e personelit.

Vizita në Spitalin e Vushtrrisë është në kuadër të vizitave që Latifi është duke ua bërë të gjitha spitaleve të përgjithshme në vend, me qëllim të njohjes së tij me spitalet, kuadrin, punën e tyre dhe sfidat që i kanë, thuhet në njoftim.

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka 175 të punësuar dhe është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz