BallinaLajmeHoxha nga Mitrovica lajmërohet pas pesë muajsh luftë me COVID-19

Hoxha nga Mitrovica lajmërohet pas pesë muajsh luftë me COVID-19

Të ngjajshme

Dy përballje sot në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Hoxha nga Mitrovica, Faruk Sinani, e ka fituar përballjen pesë mujore me COVID-19.

Sinani këtë e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se tani ndihet më mirë, duke shpresuar që kjo te Zoti të jetë pastrim, falje dhe ngritje.

“Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar, i cili pas çdo vështirësie sjell lehtësim për robërit e tij! Të dashur familjarë, miq, e shoqëri e gjerë,dua të ju njoftoj se pas plotë pesë muaj që kalova me ketë sprovë (COVID-19), si pasojë me janë dëmtuar mushkëritë,ku gjendja ime është përmirësuar dhe tani ndihem më mirë elhamdulilah, duke shpresuar tek Zoti që të jetë pastrim, falje dhe ngritje!”.

“Në pamundësi që të ju përgjigjem të gjithëve një nga një po ju falënderoj këtu të gjithë juve, qe aq shumë u interesuat për gjendjen time shendetësore, duke lutur Allahun që të ju shpërblej me të mirat e tij të pakufishme në dynja e Ahiret! Dhashtë Zoti te kthehem shëndosh e mirë,e te ju gjej në rehati e mirëqenie ,ku edhe do t’i shprehi mirënjohjet dhe falënderimet për te gjithë ata që me qëndruan afër në këtë rrugëtim,e sidomos nuk mundem pa e përmendur këtu vëllaun tim të shtrenjtë Fehmi Sinani qe nuk mu largua asnjë minut te vetëm, poashtu edhe bashkëshorten qe po më qendron afër dhe kujdeset për mua!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz