back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLajm i mirë për Bashkësinë Lokale të Likocit: Rihapet ambulanta në Likoc...

Lajm i mirë për Bashkësinë Lokale të Likocit: Rihapet ambulanta në Likoc ( FOTO)

Të ngjajshme

Pas renovimit është rihapur Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve të kësaj rrethine, shkruan Drenica Press.

Lajmin për rihapjen e Qendrën e Mjekësisë Familjare në Likoc e ka bërë vet kryetari j Skenderajt, Fadil Nura. Ai tha se “Punët e mira për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në komunën e Skenderajt vazhdojnë. Ashtu siç kemi premtuar, nga sot është rihapur Qendrën e Mjekësisë Familjare në Likoc, pas funksionalizimit para 3 dite të repartit të radiologjisë në QKMF. Pas rrënimit të një ndërtimi pa leje në oborrin e kësaj qendre në Likoc, nga sot këtu rikthehen shërbimet mjekësore për pacientët e kësaj bashkësie lokale, pa qenë nevoja të bëjnë kilometra udhëtim në kërkim të mjekimit. Mjekëve u uroj sa më pak punë!/ DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz