BallinaLajmeMësohet arsyeja e dorëheqjes së drejtorit të Urbanizmit në Skenderaj ( FOTO)

Mësohet arsyeja e dorëheqjes së drejtorit të Urbanizmit në Skenderaj ( FOTO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Zymer Deliu nga dita e sotme nuk do të jetë më drejtor i Urbanizmit në Komunën e Skenderajt, kjo pasi ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke iu përkushtuar biznesit të tij privat. Ndërkaq në vendin e tij është kthyer Driton Mulaj, shkruan Drenica Press.

Lajmin për dorëheqjen e Deliut e ka bërë të ditur vet Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Ai tha se “Në mesin e dy profesionistëve të vërtetë, Zymer Delija që i rikthehet biznesit familjar (siç ishim dakorduar në fillim të rrugëtimit tonë të përbashkët) por me mendje dhe shpirt te bashkëpunimi profesional dhe i gatshëm të ofrojë nga jashtë tërë përvojën në shërbim të punëve që na presin, dhe Driton Mulaj, që rikthehet për të vazhduar rrugëtimin që kishim lënë në gjysmë para 4 viteve, në realizimin e projekteve të reja që na presin të gjithëve.
Kur gjendesh mes këtyre të dyve, si profesionistë të zotë, që kanë vullnet për të transformuar Skenderajn, sukseset janë të garantuara, pa asnjë dyshim.
Faleminderit, Zymer!
Suksese Driton!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz