back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajme500 euro, pesë pikë negative, një vit pa patentë shoferë, për ferizajasin...

500 euro, pesë pikë negative, një vit pa patentë shoferë, për ferizajasin pasi voziti 121 km/h

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Policia e Kosovës në Ferizaj e ka gjobitur me 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe ia mori lejen për një vit, një 19-vjeçari që voziti 121km/h në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, në Ferizaj.

Sipas policisë, ai e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 121 km/h..

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz