back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Në Llaushë të Skenderajt dyshohet se burri vrau gruan...

Lajmi i fundit: Në Llaushë të Skenderajt dyshohet se burri vrau gruan e tij 48 vjeçare

Të ngjajshme

Osmani-Kallasit: Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më Përfaqësuesen...

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Express.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz