BallinaLajmeMusliu njofton se do të ngre padi ndaj ministrit Peci

Musliu njofton se do të ngre padi ndaj ministrit Peci

Të ngjajshme

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Matoshi: Albin Kurti nuk e ka pasur asnjë problem për me zgjedh presidentin

Komentatori politik, Halil Matoshi tha se Kosova ka dalë...

Messi me numër rekord të golave, e shënoi një me Inter Miamin mbrëmë

Skuadra e Intert Miamit ka barazuar 1:1 ndaj Nashville...

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, shkruan Reporteri.net.

Ajo në konferencë për media në oborr të Kuvendit, ka thënë se ministri Peci e ka akuzuar atë si pjesë të krimit të organizuar në Ministri të Bujqësisë. Dhe për këtë arsye ajo do të ngrejë padi ndaj tij. Musliu ka treguar se çështje e debatit ka qenë tema e anulimit të thirrjes për grante.

Ajo thotë se në raportin që kanë marrë sot arsyeja e anulimit është krejt tjetër krahasuar me atë që po deklaronte ministri.

“Ministri vet deklaronte se anulimi është bërë pasi ka pasur prioritete tjera. E në raport thuhej se është bërë për të parandaluar keqpërdorimin, e që është krejt paragjykuese kjo, pasi ishin caktuar kriteret për aplimi. Ai filloi të fyejë e akuzojë. Për këto çështje që i përmenda dhe fyerjet e akuzat që më drejtoi ministri, sot duke më bërë pjesë e krimit të organizuar, unë do të ngre padi ndaj ministrit Peci e do të mbrojë deri në pafundësi dinjitetin tim si deputete e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Musliu.

Më herët ka eskaluar debati mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Derisa ishin duke diskutuar, Musliu është ngritur nga tavolina duke e quajtur rrugaç, derisa ia ka hedhur edhe gotën me ujë.

“Kjo tema e granteve unë e di që në adresa të caktuara ngjallë edhe nervozë, për shkak se njëri prej tyre je edhe ti (Ganimete Musliut). Me gjuhën që përfaqëson edhe mënyrat që i prezanton temat, e përfaqëson krimin ndaq me e ditë. Ajo pjesa e krimit në Ministri të Bujqësisë ka një mbështetje politike, e këtu po del që ti je njëri prej zyrtarëve me prapavijë”, ka thënë ministri Peci, derisa deputetja Musliu e ofendoi me termin ‘rrugaç’.

“Ndaç gjuani me plumb, siç keni gjuajtur në të kaluarën, ndaç me ujë, nuk ka bir nane që më ndalë”, ka shtuar më pas Peci derisa është ndërprerë mbledhja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz