back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeTirana mbulohet me flamuj serbë në pritje të Vuçiqit

Tirana mbulohet me flamuj serbë në pritje të Vuçiqit

Të ngjajshme

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot e pret në takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të bisedojë rreth nismës “Open Balkan”, raporton Express

Në pritje të presidentit serb, rrugëve të kryeqytetit shqiptar po valëvitet flamuri i Serbisë.

Përveç pritjes shtetërore që do t’i bëhet, Vuçiq do të pritet në Tiranë edhe me një protestë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta kundër Vuçiq dhe Ballkanit të Hapur do të fillojë në orën 16:00.Në Tiranë sot do të shkojë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në kuadër të agjendës së “Ballkanit të Hapur”.
Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz