back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeEkspertët tregojnë pesë simptomat e “Omicron” që nuk duhet t’i injoroni

Ekspertët tregojnë pesë simptomat e “Omicron” që nuk duhet t’i injoroni

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Varianti Omicron po vazhdon të përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët kanë bërë të ditur se simptomat janë të ndryshme nga ato që shihen në variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani.

Gjatë gjithë pandemisë ne jemi këshilluar të kujdesemi për kollën e re të vazhdueshme, temperaturën e lartë dhe humbjen e shijes dhe nuhatjes.

Por, tani mjekët kanë paralajmëruar se varianti “Omicron” ka pesë simptoma të dallueshme, për të cilat duhet të keni kujdes.

Dr. Amir Khan tha se simptomat e këtij varianti, që po dalin nga Afrika e Jugut, tregojnë se ka pesë simptoma të reja.

“Fyti i gërvishtur, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, një kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës”, tregoi mjeku.

Pesë simptomat që duhet të keni kujdes, sipas tij, janë lodhja, djersitja gjatë natës, gërvishjet e fytit, kolla e thatë dhe dhimbjet e lehta të muskujve.

Mjekët kanë thënë gjithashtu se pacientët e “Omicronit” nuk duket se vuajnë nga dhimbje të fytit, siç shfaqet ndonjëherë me Delta, por nga gërvishtjet e fytit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz