back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTjetër rast tragjik në Deçan: Vdes një burrë pas lëndimeve në mal

Tjetër rast tragjik në Deçan: Vdes një burrë pas lëndimeve në mal

Të ngjajshme

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të...

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien...

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Një tjetër rast tragjik është shënuar në komunën e Deçanit, ku një 38 vjecar ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në mal.

Burimet e Gazeta Metro bëjnë të ditur se 38 vjecarin e kishte zënë lisi derisa ishte në mal, kurse trupi i pajetë ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.
E sot gjatë ditës është shënuar edhe një ngjarje tjetër tragjike, ku një perso është gjetur i djegur në shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur i karbonizuar.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz