Rasti i humbjes së jetës të Anesit një vjeçar nga fshati Polac i Skenderajt i ka prekur të gjithë. Anesi humbi jetën nga një riskë sallami që i ngeli në fyt. Më këtë rast ka shprehur ngushëllime për familjen e Anesit edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shkruan Drenica Press.
Ai tha se: E dhimbshme ngjarja tragjike që e ndau nga jeta dhe familja, Anesin, i cili sapo kishte kishte mbushur vitin e parë të kësaj jete të padrejtë.
Lamtumirë, shpirti i vogël!