BallinaLajmeBorë dhe riga shiu – Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Borë dhe riga shiu – Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Të premtën parashihet të mbajë mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje, derisa në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet do të jenë në formë dëbore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën reshjet parashihen përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi.

“Të dielën reshjet parashihen të jenë në formë dëbore për shkak të masave të ajrit të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz