back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeBie lehtë çmimi i naftës në Kosovë, më i liri në rajon

Bie lehtë çmimi i naftës në Kosovë, më i liri në rajon

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për naftën. Madje ai shpreh i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm.

“Ligji i Naftës i naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngaqë në lexim të parë ka kaluar”.

Sa i përket çmimeve ai tha se ka zbritje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm. Barjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët.

“Sa i përket çmimit të naftës mund ta bëj një konfirmim se ka një zbritje të lehtë. Sipas OPEK-ut u mendua që deri në janar nuk do të ketë zbritje të çmimeve, por çmimi veç se ka një rënie të lehtë. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e republikës tonë, edhe pse janë shërbyer me çmimet më të mira në rajon se Maqedonia, Serbia, Bosnja. Shqipëria është më e shtrenjtë se ne me 35 cent. Në Kosovës dizeli është më i lirë, përveç Maqedonisë që e ka akcizën më të lirë”.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të kthejë kontrollin e cilësisët së naftës tek Dogana e Kosovës se deri tani cilësinë e naftës e ka kontrolluar një kompani private.

Berjani kishte marrë premtim nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se Ligji për naftën do të kalojë brenda 100 ditëshit të kësaj Qeverie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz