BallinaLajmeKEK-ut i bien të gjitha blloqet e termocentralit ‘Kosova A’

KEK-ut i bien të gjitha blloqet e termocentralit ‘Kosova A’

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Derisa kompania për distribuimin e energjisë elektrike KEDS tash e disa ditë po paralajmëron krizë të thellë energjetike si pasojë e rritjes enorme të çmimeve, këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti se sot kanë rënë nga prodhimi edhe dy termocentrale të Kosovës A.

Burime brenda KEK-ut kanë bërë të ditur për Gazetën Infokus se tashmë Kosova A është krejtësisht jashtë funksionit.

Dy blloqet të cilat kanë qenë në prodhim të këtij termocentrali kanë dalë jashtë sistemit si pasojë e pakujdesisë dhe mos reagimit në kohë të duhur për eliminimin e këtyre pasojave.

Gazeta Infokus mëson se kanë rënë dy blloqet A3 dhe A5 të Termocentralit ‘Kosova A’, derisa A4 prej disa ditësh është në remont total.

Aktualisht prodhimi vendor i energjisë elektrike nga KEK-u është vetëm 500 megavat në orë energji elektrike.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me zyrën e informimit në Korporatën Energjetike të Kosovës por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje derisa kanë kërkuar që pyetjet të bëhen në mënyrë zyrtare përmes emailit.

Ndërkohë për Gazetën Infokus, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka konfirmuar se aktualisht prodhimi që vjen nga KEK-u është vetëm 500 megavat.

Ndërsa Buzhala ka thënë se konsumi për orë është 900 deri në 920 megavat./Gazeta Infokus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz