BallinaShqiptareReshjet e dendura të shiut mbulojnë rrugët e Durrësit (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut mbulojnë rrugët e Durrësit (VIDEO)

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale,...

Kida ka një surprizë për fansat e saj

Këngëtarja e njohur, Kida duket se e ka gati...

Kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës është bërë thuajse i pakalueshëm për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë.

Reshjet intensive të rëna përgjatë natës dhe ditës së sotme kanë sjellë anomali në këtë segment mjaft të frekuentuar të qytetit bregdetar.

Siç shihet edhe nga pamjet uji arrin deri në nivelin e trotuarit duke sjellë vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës të ujit në rrugë është hasur edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, siç është lagja nr 1 dhe 4.

Sakaq reshjet me intensitet të shiut kanë sjellë vështirësi edhe në portin e Durrësit. Sektori i ngarkim shkarkimit vazhdimisht pezullon punën për shkak të reshjeve, ndërsa anijet e peshkimit prej ditësh nuk dalin në det të hapur./tvklan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz