BallinaLajmePetkoviq: Bllokadat u bën për ta ndaluar Serbinë, Kurti i mbështet

Petkoviq: Bllokadat u bën për ta ndaluar Serbinë, Kurti i mbështet

Të ngjajshme

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka komentuar zhvillimet e sotme referuar bllokimit të rrugëve nëpër Serbi.

Ai ka thënë se bllokimet e sotme të kryera sipas tij nga një pakicë agresive, konfirmojnë kotësinë, ”e paskrupulltizmin e politikës” që synon ta ndalojë Serbinë të përparojë dhe të zhvillohet me çdo kusht, përcjell Klankosova.tv.

Siç shkruan Kosovo-online, për Petkoviq absurdi më i madh doli të jetë kur dikush bllokoi rrugën për në vendkalimin administrativ në Merdare, sipas tij në emër të Serbisë dhe serbëve, madje për këtë akuzon shqiptarët duke i quajtur ekstremistë.

”Ky është një tjetër tregues se Prishtina dhe Kurti mbështesin bllokimet e rrugëve dhe mbështesin pjesën e opozitës serbe me të cilën do të pajtoheshin pothuajse nesër që Beogradi të njohë të ashtuquajturën “Kosovë” të pavarur”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas tij, ata që nuk dinin të ndërtonin rrugë, sot i bashkohen atyre që bllokojnë rrugët dhe kjo situatë tragjikomike dëshmon për ”përmasat e lakmisë, të eturve për pushtet dhe papërgjegjshmërisë së opozitës serbe të maskuar si mbrojtës të mjedisit”.

“Kush e di se sa njerëz u penguan të kryenin punën urgjente sot sepse një grup ekstremistësh politikë menduan se ishin më të fortë, më të zgjuar dhe më të mirë se shteti dhe shumica dërrmuese e qytetarëve serbë janë krenarë për suksesin e vendit të tyre?”, pyeti Petkoviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz