BallinaLajmePDK kërkoi zgjedhje të reja, ky është qëndrimi i LDK-së

PDK kërkoi zgjedhje të reja, ky është qëndrimi i LDK-së

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e Abelard Tahirit nga PDK, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend.

Ai në një konferencë për media tha sot se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të qeverisur.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë. Nuk e kanë vullnetin me qenë prezent në Kuvend. Ju e keni parë nuk janë as ministrat, as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime. Ja duhet ta kthejë mandatin te populli, ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenuar realisht”, ka thënë Tahiri.Por Bajrami mendon ndryshe.

“Nuk konsideroj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo në dPt te Fidani.

“Kemi kritika për punën e kësaj Qeverie dhe mospërmbushjen e premtimeve por nuk besoj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Besoj se zgjedhjet e njëpasnjëshme e kanë dëmtuar këtë vend”, përfundoi Bajrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz