back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Të ngjajshme

Kokëdhimbje për Hansi Flick para ndeshjes me Valencian, Yamal nuk stërvitet

Barcelona të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në La...

Pavardi shqiptar “i natyralizuar”, e bën shqiponjën pas golit te parë me Marseille

Futbollisti francezm Benjamin Pavard ka nisur të ”natyralizohet” si...

Asgjësohen mbi 9000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 9317 bimë të dyshuara...

Gjykata Speciale e ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjës në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument, raporton Klan Kosova.

Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz