back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeA ka pasur përplasje mes ministrit Mehaj dhe Rrahman Ramës? Flet zëvendësministri

A ka pasur përplasje mes ministrit Mehaj dhe Rrahman Ramës? Flet zëvendësministri

Të ngjajshme

Sot nisi fushata zyrtarisht, Imri Ahmeti: Rrugëtojmë për fitore

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Bayern zbulon statujën për Franz Beckenbauer para Allianz Arena

Bayern Munich ka nderuar legjendën e futbollit gjerman, Franz...

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Vazhdon kriza te City, edhe Ait-Nouri humbet derbin e madh

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas...

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për dorëheqjen e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama. Ai thotë se këto ndryshime në ushtri janë normale në kuadrin e zhvillimit dhe ngritje të kapaciteteve.

Syla në “Debat Plus” thotë se nuk është e vërtet se Ministri Armend Mehaj dhe Rrahman Rama kanë diskutuar për dërgimin e automjeteve të FSK-së në veri.

“Në ato kohë për të cilat po flitet (ngjarjet në veri), ministri e as komandanti i FSK-së nuk kanë qenë në Kosovë. Unë kam qenë në detyrë në ato momente dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ai.

Zëvendësministri i Mbrojtjes thotë se mund të ketë pasur negociata për një kohë por sipas tij presione për dorëheqje nuk ka pasur.

“Asnjë përplasje Ministri Mehaj me komandantin e FSK-së (Rrahman Ramën) nuk kanë pasur”.

Syla thotë se dokumenti i Atasheut ushtarak amerikan në Kosovë për në lidhje me mënyrën e përdorimit të automjeteve të FSK-së ka qenë i njohur edhe para aksionit në veri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz