BallinaLajmeVjosa Osmani: Bashkim Jashari i shërbeu atdheut kur rrezikohej, tash i shërben...

Vjosa Osmani: Bashkim Jashari i shërbeu atdheut kur rrezikohej, tash i shërben shtetit në krye të ushtrisë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ishte nder i veçantë ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Bashkim Jashari i shërbeu atdheut kur ishte rreziku më i lartë, tani do i shërbej duke e udhëhequr.

“Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë. Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Tutje, Osmani tha se Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen e saj të plotë.

“Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm!”, ka shkruar Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz