BallinaLajmeSa është i pasur komandanti i ri i FSK-së? Prona të paluajtshme,...

Sa është i pasur komandanti i ri i FSK-së? Prona të paluajtshme, aksionar në biznes,…(Dokument)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Jashari, ka zënë vendin e Rrahman Ramës, i cili deri në këtë ditë ka ushtruar detyrën e komandantit.

Bekim Jashari, është djali i Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Por, sa është i pasur komandanti i ri i FSK-së?

Në Agjencinë Kundër Korrupsion figuron se Bashkim Jashari, ka një banesë prej 89 m2 ku vlerën e saj nuk e ka deklaruar.

Po, ashtu është është bashkë-pronar- aksionar prej 20% që nga viti 2013 në një pronë të paluajtshme për qirambajtje për 99 vite, shkruan FrontOnline.

Jashari po ashtu nga viti 2006-2019 ka poseduar edhe aksione në shoqëri komerciale.

Ai në shoqërinë komerciale “Premium Group Kosova SHPK”,  e cila ka pasur kapital në vlerë 162 mijë e 500 euro, ka pasur përqindje të aksioneve në vlerë prej 12.50%.

Komandanti i ri i FSK-së, po del të jetë që është i pasur edhe me para të gatshme.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, Jashari ka para të gatshme në tri institucione financiare.

Në njërën prej tyre 347.23 euro janë në emër të bashkëshortes, derisa në dy të tjera janë në emër të tij.

Hiç më pak se 81 mijë e 699.06 euro e në tjetrën 15.32 euro i ka deklaruar në AKK, komandanti Bashkim Jashari.

Për të nuk mungojnë as të hyrat vjetore e të cilat po dalin të jenë mjaftë të “majme”.

Pagë mujore në Ministrinë e Mbrojtjes merr një mijë e 671.04 euro neto, 225 euro benificion si invalid i luftës së UÇK-së, dhe nga qeratë merr dy mijë e 467.56 euro.

Pension nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale merr edhe bashkëshortja e tij prej 170 euro.

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së./FrontOnline  

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz