back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeReshje shiu dhe temperatura nën zero: Ky është moti për javën e...

Reshje shiu dhe temperatura nën zero: Ky është moti për javën e ardhshme

Të ngjajshme

Vërmicë: Zbulohet ngarkesë e fshehur me pajisje sportive, kozmetikë dhe produkte për fëmijë

Një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë në pikëkalimin...

Sallahu ndan certifikata licencimi për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare

Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu,...

​Rritet ndjeshëm numri i ankesave në OSHP, problem mungesa e ekspertëve

Numri i ankesave që janë deponuar në Organin Shqyrtues...

Shkëlqen Florent Hasani, shënon hat-trik për Bolusporin në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është duke...

Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin nën 0.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta diellore ditën e mërkurë.

Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën.
Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz