Bedri Hamza i PDK-së sot është betuar si kryetar i Mitrovicës.
Ai përmes një postimi në lloagrinë e tij në Facebook ka theksuar se do të punojë në shërbim tëqytetarëve të Mitrovicës, duke e quajtur mandatin e tij si fillimi i një kapitulli të ri për këtë qytet.
Postimi plotë:
Sot filloi kapitulli i ri për Mitrovicën. Me punë, me përkushtim, me ndershmëri, çdo ditë do të jem në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës. Uljen në karrigen e kryetarit asnjëherë nuk e kam parë si privilegj, por si përgjegjësi. Prandaj, me përgjegjësi dhe llogaridhënie, unë do ta jetësoj ndryshimin që ua kam premtuar qytetarëve të Mitrovicës.
Besimi i mitrovicasve është i shenjtë për mua dhe do të bëj çmos që kurrë të mos zhgënjehen. Me vendosmëri, gjithmonë dhe gjithkund, do t’i mbroj interesat e tyre dhe të komunës sonë.
Unë dhe ekipi im nga sot jemi në krye të detyrës dhe përgjegjësisë institucionale.
Është koha që të punojmë së bashku për Mitrovicën tonë.
Na shkoftë mbarë!