BallinaLajmeDel ekspertiza: Ky ishte shkaktari që shkaktoi vdekjen e pasagjerëve në autobus

Del ekspertiza: Ky ishte shkaktari që shkaktoi vdekjen e pasagjerëve në autobus

Të ngjajshme

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov ka deklaruar sot se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri.

“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur si pasojë e zjarrit, e jo nga lëndimet nga vetë aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të caktuar nga hetimi, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov”, raporton mediumi bullgar Dnevnik.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.
Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë du vëllezër binjakë nga 4 vjeç.

Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për viktimat. Ditë zie kanë shpallur edhe Kosova dhe Bullgaria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz