BallinaLajmeFitoi me votat e diasporës në Dragash, flet kryetari i zgjedhur

Fitoi me votat e diasporës në Dragash, flet kryetari i zgjedhur

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Votat e diasporës në votimet e raundit të dytë për zgjedhjet lokale të 17 nëntorit, kanë ndryshuar rezultatin zgjedhor në Komunën e Dragashit.

Pas numërimit të votave nga mërgata, i pari në garë ka dalë Behxhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Normale tash pas numërimit te votave nga diaspora, unë tash jam kryetari i ri i Komunës se Dragashit sipas te gjitha gjasave. Votat qe kane mbetur pa u numëruar me nuk mund ta përmbysin rezultatin” ka thënë Xheladini.

Sa i përket akuzave të Shaban Shabanit nga PDK se votat nga diaspora janë të manipuluara, Xheladini tha se KQZ do ta vërtetojë se të gjitha janë të vlefshme.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e kryetarit aktual dhe të gjitha që i thotë ai janë insinuata dhe të pavërteta. Këto janë për shkak se PDK po e humb pushtetin dhe është e drejte e tyre qe te bëjnë ankesa në instancat gjyqësore mirëpo te gjitha ato qe i tha ai janë te pavërteta për shkak se KQZ këto fletëvotime i ka proceduar për votim dhe i ka verifikuar dhe i ka marre ne telefon dhe kane deklaruar se kane votuar vete. KQZ i ka edhe adresat edhe numrat e telefonit dhe mund ti thërrasin ne telefon e ti pyesin serish se a kane votuar vete ata apo jo. Unë jam i bindur që të gjithë kanë votuar vetë” tha Xheladini.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit u shpreh se ka punuar mjaft shumë me diasporën.

“E mira e kësaj pune është se LDK-ja është partia që i ka caktuar kandidatët për kryetar shume herët, gjatë kohës sa diaspora ishte këtu. Ketë e kemi shfrytëzuar ne si kandidatë dhe kemi pasur kontakt me këta persona, i kemi udhëzuar si te regjistrohen e te na votojnë. Sipas te gjitha gjasave, Dragashi i ka pasur mbi 1 mije persona te regjistruar për votim jashtë vendit, por kane votuar vetëm një pjese e tyre” shtoi ai.

Behxhet Xheladini shprehet i bindur se votat e diasporës nuk janë të manipuluara.

“E di saktë se nuk janë të manipuluara dhe çdo person që e ka dërguar votën ne Kosovë, ka votuar vetë. Pas rundit të parë i kemi dërguar të gjithëve video se si të votojnë dhe të gjithëve i kemi tregu që mbi 4 fletëvotime nuk mund t’i fusin ne zarf të madh. Kështu që kemi familje të shumta me ka 15-20-30 anëtarë që janë në mërgim dhe s’kanë mundur t’i fusin në një zarf por në disa zarfe të mëdha”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz