back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePediatri kosovar: Vendosja e foshnjës në djep është akt i dhunës dhe...

Pediatri kosovar: Vendosja e foshnjës në djep është akt i dhunës dhe abuzimit

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Pediatri kosovar, Gëzim Xharra ka thënë që vendosja e foshnjës në djep është një akt dhune. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se në vendet e perëndimit, fëmijët mund t’i merren familjes për këtë veprim, shkruan Gazeta Express.

“Ky veprim i joni ka qenë traditë edhe tek shumë popuj të tjerë që më kohë e kanë larguar. Për shembull një gjë e tillë me ndodhë në botën perëndimore merret si abuzim i rëndë i fëmijës dhe është shumë vështirë që ti me kalu dhe me e mbajt atë fëmijë në atë familje, sepse menjëherë ta merr shteti”, ka thënë ai.
Ai ka kritikuar edhe lidhjen e foshnjës gjatë kohës sa qëndron në djep. Ai tha se me shkundjen e djepit truri i fëmijës mund të dëmtohet.

“E dimë se djepi është një akt i dhunës, një vend ku vendoset fëmija, lidhet në katër gjymtyrët që asnjë kafshë nuk lidhet në këtë mënyrë dhe në atë mënyrë ai tentohet me tronditje të trurit, ku tendenca e trurit që të shkojë në një anë dhe me djep te kthehet në anën tjetër dhe mund të shkaktojë dëmë tek truri”, ka thënë ai në “Frontal”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz