BallinaLajme“Si vëllai për vëllain”, Kosova i del në ndihmë Shqipërisë, pas helmimeve...

“Si vëllai për vëllain”, Kosova i del në ndihmë Shqipërisë, pas helmimeve në Krujë

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova po i del në ndihmë Shqipërisë pas helmimeve të qytetarëve në Krujë. Ministri Armend Mehaj ka njoftuar se kanë shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Si vëllai për vëllain”, ka shkruar Mehaj, ku tha se kërkoi nga të gjitha kapacitetet specialistike të FSK-së të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Si vëllai për vëllain,

Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, dhe në vecanti me homologun tim, z. Niko Peleshi, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë për të shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë.

Kam kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme.

Si vëllai për vëllain, Ministria e Mbrojtjes me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së, janë dhe do të jenë gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz