BallinaRegjionaleDrenasVrasja e 50-vjeçarit në Nekoc të Drenasit, arrestohet pas më shumë se...

Vrasja e 50-vjeçarit në Nekoc të Drenasit, arrestohet pas më shumë se një viti i dyshuari i katërt

Të ngjajshme

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Më 22 gusht të vitit të kaluar, në fshatin Nekoc të Drenasit është vrarë Qamil Demiri. Të dyshuar për vrasjen e tij ishin katër persona, tre nga të cilët pasi ishin arratisur, ishin vetëdorëzuar në polici. Sot, policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin e katërt lidhur me këtë rast, raporton Express

  1. Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.
    “Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në rast. I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S.”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar se në banesën ku ishte duke jetuar i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

50-vjeçari Qamil Demiri kishte mbetur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Në konflikt ishin të përfshira familja e Shaban Sylës ( i dënuar për rastin “Bllaca 2”) dhe familja Demiri.

Pas vrasjes, katër të dyshuarit ishin arratisur, ndërkaq pas disa ditësh, tre prej tyre u vetëdorëzuan në polici.

Në arrati kishte mbetur edhe personi i katërt, i cili u arrestua sot nga policia./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz