BallinaLajmeMarrëveshja Kosovë – Serbi, Borrell: Bashkëpunimi me SHBA-në pati sukses, por interesat...

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Borrell: Bashkëpunimi me SHBA-në pati sukses, por interesat s’do të na përputhen gjithmonë

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur para eurodeputetëve lidhur me marrëveshjen për targat e automjeteve, të arritur nga Kosova dhe Serbia të enjten në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Borrell gjatë fjalimit të tij e përmendi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin me SHBA-në.

Nuk i dorëzoi 2 mijë e 26 dërgesa tek palët adresuese, arrestohet punëtori…

8 Best 1980s High Tech Gadgets
“Në Ballkanin Perëndimor më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të të dërguarit tonë special, Miroslav Lajçak, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, tha Borrell.

Ai vazhdoi të fliste për marrëdhëniet me SHBA-në, por tha se Bashkimi Evropian duhet ta ndërtojë autonominë e vetë.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë”, deklaroi Borrell.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz