BallinaLajmeRama mbërrin në Prishtinë, pritet nga Çeku e Rizvanolli

Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga Çeku e Rizvanolli

Të ngjajshme

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sapo ka arritur kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i cili sot do zhvilloj vizitë një ditore në Kosovë bashkë me kabinetin e tij.

Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.

Në bazë të agjendës kryeministri shqiptar në orën 08:50 do pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu”.

Ndërsa, në orën 10:20 do adresohen për medie.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë./KP

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz