BallinaLajmeTë gjitha automjetet që hyjnë në Kosovë me tabela nga Serbia duhet...

Të gjitha automjetet që hyjnë në Kosovë me tabela nga Serbia duhet të vendosin targa të përkohshme – çmimi 5 euro për 60 ditë

Të ngjajshme

Ish-diplomati amerikan takohet me Vuçiqin në Beograd, flet për të “ardhme të ndritur SHBA-Serbi”

Ish-zyrtari i Deparamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ish-zyrtari...

Lladrovci: Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me...

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është marr vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Në vendim thuhet se, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës.

Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit.

Po ashtu, në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë dhe se çmimi për to është 5 euro.

Vendimi i për targat e përkohshme të veturave | Burimi: MPB

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz