back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMësohet numri i afganëve që sonte arrijnë në Kosovë

Mësohet numri i afganëve që sonte arrijnë në Kosovë

Të ngjajshme

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...
- Advertisement -

Sonte rreth orës 20:30 do të arrijë grupi i parë i afganëve në Kosovë.

Indeksonline përmes burimeve të veta ka mësuar se numri i tyre do të jetë rreth 130.

Ata do të arrijnë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kujtojmë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se në Kosovë priten të vijnë rreth 2 mijë shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe, siç u shpreh ai, Kosova mund t’u ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.

“Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata. Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000”, u shpreh Sveçla./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz