back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeSami Lushtaku: Rrobaqepësi më vjetër në Skenderaj, i dha shumë Kosovës, ai...

Sami Lushtaku: Rrobaqepësi më vjetër në Skenderaj, i dha shumë Kosovës, ai ka qepur uniformat e UÇK-së dhe Lirisë së Kosovës ia dha një djalë (FOTO)

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp...

Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar...

Sot ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare rrobaqepësi më i vjetër në Skenderaj, Halil Rushiti, i cili gëzonte një respekt të madh nga klientet për shkak të profesionalizmit të tij dhe sjellës së edukuar. Ku zejen e rrobaqepësit e kishte filluar nga vitet e 70 deri në vdekje, shkruan Drenica Press.

Me rastin e vdekjes së rrobaqepësit Halil Rushiti, ka reaguar edhe kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ku tha se: “Halili ishte patriot e burrë me zemër të madhe. Gjatë luftës ai ka qepur uniforma për UÇK-në kurse shtëpia e tij ka qenë e hapur si strehë për shumë familje. Një djalë i tij ka rënë martir për lirinë e Kosovës.

Paska ndërruar jetë Halil Rushiti, rrobaqepës i njohur e zejtar i vyer në Skenderaj. Halili është i njohur për këtë aktivitet zejtar që nga vitet e 70-ta të shekullit XX-të. Për gjeneratën tonë pak me të vjetër, ai ishte pikë reference për veshmbathje.

Halili ishte patriot e burrë me zemër të madhe. Gjatë luftës ai ka qepur uniforma për UÇK-në kurse shtëpia e tij ka qenë e hapur si strehë për shumë familje. Një djalë i tij ka rënë martir për lirinë e Kosovës.

Ngushëllimet më të thella familjes Rushiti, miqve e dashamirëve të tij.
U prehtë në paqe!/DRENICA PRESS/
SL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz