back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeReagon Tërmkolli: Nuk i thuhet ShBA-së prit të shohim, i thuhet shkurt...

Reagon Tërmkolli: Nuk i thuhet ShBA-së prit të shohim, i thuhet shkurt po

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas përgjigjes së Qeverisë së Kosovës, se po komunikojnë me autoritetet amerikane për strehimin e afganëve. Sipas saj, nuk i thuhet ShBA-së prit të shohim, por i thuhet po.

Këtë reagim Tërmkolli e ka bërë në profilin e saj në Facebook.

“Nuk i thuhet SHBA-ve ” prit të shohim”, në momentin kur kanë nevojë për ty. I thuhet shkurt e qartë Po!”, ka shkruar ajo në FB, transmeton Gazeta Express.

Qeveria e Kosovës është në komunikim me autoritetet amerikane për të strehuar afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, ka konfirmuar qeveria për Express.

Qeveria thotë se për këtë çështje janë në komunikim me ShBA-në që nga mesi i muajit korrik, duke theksuar se ShBA mbetet aleati kryesor i shtetit tonë.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz