BallinaLajmeBabai nga Rahoveci i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, e gjuan...

Babai nga Rahoveci i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, e gjuan me armë për ta vrarë

Të ngjajshme

Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur

Dronët rusë sulmuan qytetin jugor ukrainas të Odesës gjatë...

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therë me thikë mbrëmë rreth orës...

Kujtim Shala mohon se është larguar nga LDK: Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka mohuar së është...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Evropës...

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta vrasë djalin e tij, të cilit i ka kërkuar të largohet nga shtëpia

Rasti ka ndodhur më 6 gusht në Rahovec, ka bërë të ditur Prokuroria e Gjakovës.

L.G. dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin e alkoolit , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G. I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se Gjykata kompetente ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz