BallinaLajmeSami Lushtaku: Qendra e Likocit do të ketë një pamje europiane, zyre,...

Sami Lushtaku: Qendra e Likocit do të ketë një pamje europiane, zyre, lokale moderne dhe mozaik në kujtim të UÇK-së(FOTO)

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shpalosur projektin e tij se si do të ndërtohet qendra e fshatit Likoc, ku dikur ishte Shtabi i Përgjithëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Drenica Press.

Lushtaku para banorëve të bashkësisë Lokale të Likocit, tha se kandidatura tij vjen për qëllime të kthimit të investimeve në çdo cep të Skenderajt, ku ndër investimet e para do të jetë ndërtimi i qendrës së Likocit që dikur ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, përcjellë Drenica Press.

Tutje Sami Lushtaku tha se: “Likoci është sinonim i organizimit dhe mobilizimit të UÇK-së. Vendi ku u morën vendimet më të rëndësishme për luftën tonë çlirimtare. Vendi i luftës dhe i krenarisë sonë kombëtare. Themeli i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sot, para qytetarëve të bashkësisë lokale të Likofcit, prezentuam projektin për rregullimin e qendrës së Likofcit i cili do të jetë ndër prioritetet e para gjatë qeverisjes sime në krye të komunës së Skenderajt. Likofci meriton të trajtohet dinjitetshëm sepse historia e tij është histori e krenarisë sonë kombëtare”./DRENICA PRESS/
Më poshtë e keni projektin më të detajuar:
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz