back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaShqiptareTmerr në mesnatë/ shqipëtari i vë flakën gruas me benzinë, por digjet...

Tmerr në mesnatë/ shqipëtari i vë flakën gruas me benzinë, por digjet edhe vetë

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

I vë flakë gruas, por digjet edhe vetë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Gjirokastër, ku burri ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij, dhe nga flakët ka marrë dhe vetë lëndime.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Panajot Janaqi, ka tentuar të djegë gruan e tij, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës.

Edhe vetë Janaqi është në spital, në repartin e djegie-kirurgjisë për shkak të plagëve që ka marrë, ndërsa policia ka komunikuar arrestimin e tij.

Kanë qenë banorë të fshatit Këllëz ata që kanë ndërhyrë për të parandaluar këtë konflikt në familje, që ka përfunduar me pasoja për çiftin e bashkëshortëve.

Njoftimi i policise:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirikastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse(benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Gjitrokastër pë Veprime të mëtejshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz