BallinaLajmeShoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ishte arrestuar në vitin 2017 për...

Shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ishte arrestuar në vitin 2017 për trafikim droge

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Shoferi i autobusit të kompanisë ‘Deva Tours’ që dyshohet se shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci, D.L. është dërguar sot në Prokurori i shoqëruar nga policia. I njëjti ishte arrestuar para 4 vitesh në Shqipëri, nën dyshimin për trafikim droge. 

D.L. preferoi të mbrohej në heshtje për incidentin e djeshëm, para zëvendësprokurorit të Qarkut, duke mos u përgjigjur në asnjë pyetje në lidhje me aksidentin tragjik me autobus të mëngjesit të së dielës, që për pasoi la 10 kosovarë të vdekur e dhjetëra të lënduar.

Pas kësaj, ai u urdhërua të paraqitet nesër para Gjykatës në Slavonski Brod në ora 9 të mëngjesit, ku do të vendosen masat e ardhshme për mbajtje apo mbrojtje në liri.

Kjo nuk është hera e parë që D.L arrestohet nga Policia, shkruan Reporteri.net. I njëjti ishte arrestuar në vitin 2017, nga Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Shkodrës në bashkëpunim, ku ishin sekuestruar 20 kg kanabis.

D.L., 52 vjeçar, ishte arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, E.B dhe E.M në autobusin e linjës Kosovë–Gjermani me targë 07 183 CE.

Policia u kishte kërkuar udhëtarëve të zbresin dhe të marrin bagazhet por në fund ishte konstatuar se dy çantat me kanabis, ishin “pa pronar”.

Kujtojmë që në aksidentin e ditës së djeshme në Kroaci, 10 persona mbetën të vdekur ndërkohë 40 të tjerë u lënduan. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz