back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaShqiptareZyrtare, varianti “Delta” edhe në Shqipëri

Zyrtare, varianti “Delta” edhe në Shqipëri

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit.

Ministria e Shwndetwsisw apeloi qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz