BallinaBotëPamjet e rënda: Ushtarët afganë sulmohen papritmas nga talibanët (video)

Pamjet e rënda: Ushtarët afganë sulmohen papritmas nga talibanët (video)

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Disa minuta pasi u kthyen nga një mision të martën para agimit, një konvoj i forcave speciale afgane po mundoheshin që me shpejtësi të merrnin një polic të plagosur e të rrethuar nga talibanët në periferi të Kandaharit.

Udhëtimi i mëparshëm ishte i tensionuar, por pa sulm. Operacioni në qytetin jugor, bastion i talibanëve që nga rrëzimi i tyre nga pushteti më 2001, ishte gjithçka tjetër pos i qetë.

Përderisa ushtarët iu afruan pikës së kontrollit ku poilici Ahmad Shah ishte duke qëndruar i vetëm 18 orë, rreth 30-40 ushtarë të forcave speciale u sulmuan me armë zjarri, sipas një reporterti të agjencisë Reuters, i cili po udhëtonte me ta.

Një betejë e të shtënave shpërtheu përderisa konvoji vazhdoi drejt vendndodhjes së policit të plagosur, të cilin e futën me ngut në njërën nga automjetet e blinduara.

Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.

Pastaj erdhi një varg i shpërthimeve të fuqishme. Tri nga tetë automjetet e blinduara u goditën nga raketat dhe u dëmtuan aq shumë, saqë nuk ishin më në gjendje që ta vazhdonin lëvizjen.

Ushtarët brenda automjeteve të shkatërruara u ngutën që të dalin në automjete të tjera. Dukej se të shtënat vinin nga të gjitha anët. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz