BallinaLajmeMemli Krasniqi për helmimet në Deçan: Qeveria u tregua neglizhente – duhet...

Memli Krasniqi për helmimet në Deçan: Qeveria u tregua neglizhente – duhet mobilizim urgjent

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin...

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër për neglizhencën e treguar nga Qeveria Kurti pas helmimit të rreth 1000 qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Ai ka thënë se duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit.

Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.

Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.

Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt.

Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik.

Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz