BallinaLajmeKa vdekur njëri nga të plagosurit pas gjuajtjes me armë zjarri

Ka vdekur njëri nga të plagosurit pas gjuajtjes me armë zjarri

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Ka vdekur njëri nga të plagosurit pas gjuajtjes me armë zjarri në Viti.

Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar për Express se njëri nga të plagosurit ka vdekur.

“Njëri nga të plagosurit ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë për Express, Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.

Pak më parë, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.

Rastin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

”Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz