BallinaRegjionaleMitrovicëVetëm 2 orë u la Kadri Veseli që të çmallet dhe ta...

Vetëm 2 orë u la Kadri Veseli që të çmallet dhe ta kalojë dhimbjen me familjen

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kadri Veseli është lejuar vetëm rreth 2 orë të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij.

Atij i është lejuar vetëm vizita në familjen e ngushtë, por jo edhe tek të papranishmit në tendën e vendosur, ku qytetarë nga e tërë Kosova po shkojnë për ngushëllime.

Më pas eskorta me vetura të EULEX-i dhe Policisë së Kosovës, janë larguar bashkë me Veselin.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të qëndrojë më shumë në Kosovë, apo do të udhëtojë për në Hagë, ku ende vazhdon të jetë në paraburgim.

Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël [Kadri Veseli]. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.

Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës kishte ardhur në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain e tij, atëherë në gjendje të rënduar shëndetësore, që ishte i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz