back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeShtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë...

Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën

Të ngjajshme

“Shuplaka më e madhe për Kosovën nga Amerika”, reagimi i Xhavit Halitit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash...

VV hap fushatën përpara kohe, Cakolli paralajmëron mungesë kontrolli ligjor

Periudha e parafushatës në Kosovë, sipas Eugen Cakollit nga...

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

Përmes një deklarate të publikuar në uebfaqen zyrtare, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinës për Covid-19 në mbarë botën, duke e përmendur edhe Kosovën në listën e shteteve që do të përfitojnë nga ky plan.

“Sot, Administrata Biden-Harris njofton për listën shpërndarëse për 55 nga 80 milionë dozat nga rezervat e Amerikës që Presidenti Biden është zotuar se do t’i ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në nivel global”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Përafërsisht 14 milionë – ose 25 për qind e këtyre 55 milionë vaksinave – do të ndahen ne prioritetet rajonale dhe marrësit e tjerë”, thuhet në paragrafin ku, në mesin e shumë shteteve, përmendet edhe Kosova.

“Ndarja e miliona vaksinave të ShBA-së me shtetet e tjera jep shenjë për një zotim të madh nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, thuhet më tej në deklaratë.

“Për të gjitha këto doza, ata që janë më së shumti në rrezik, si punëtorët shëndetësorë, duhet të jenë prioritet, duke u mbështetur në planet kombëtare për vaksina”, theksohet në deklaratë.

Sipas njoftimit, sasia e saktë e dozave për shtetet veç e veç do të përcaktohet në bazë të parametrave logjistikë, rregullues dhe kritereve të tjera që vlejnë veçanërisht për secilin rajon dhe shtet.

Në mesin e shteteve ballkanike që do të përfitojnë nga këto doza, përpos Kosovës, është edhe Bosnja, por jo edhe ndonjë vend tjetër i rajonit. Në listë janë kryesisht shtetet e varfra nga Afrika, Azia, Amerika Jugore dhe Evropa Lindore. Aty janë përfshirë edhe Jemeni e Gaza, vende që janë goditur edhe nga kriza e pasigurisë, përpos pandemisë e varfërisë.

Qeveria e ShBA-së njoftoi se rreth 16 milionë doza do të ndahen për shtetet aziatike dhe disa vende të Rajonit të Paqësorit, ndërsa rreth 14 milionë të tjera për shtetet e Amerikës Jugore dhe Amerikës së Mesme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz