back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAida Dërguti e demanton Kurtin: Shansin e liberalizimit e humbëm me mosvotim...

Aida Dërguti e demanton Kurtin: Shansin e liberalizimit e humbëm me mosvotim të demarkacionit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, thotë se shansi për liberalizimin e vizave është humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK dhe jo për shkak të imazhit të vendit tonë, siç e tha sot në Kuvend kryeministri Albin Kurti.

Ajo ka thënë se nuk është e vërtetë se nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të imazhit.
“Shansin e liberalizimit e kemi humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK, kur na ofrohej që të futeshim në pako (për votim në BE) me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe në këtë mënyrë detyroheshin edhe pesë shtetet mosnjohëse të na votonin. Votat e opozitës për demarkacion nuk ishin të nevojshme, ama të grupit kundërshtues brenda LDK ishin të domosdoshme.

Votimi i demarkacionit gjatë qeverisë Haradinaj ishte si kofini pas të vjelave. Treni iku”, ka shkruar Dërguti në FB, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Kurti tha se liberalizimi i vizave është vënë në programin qeveritar sepse janë plotësuar të gjitha kriteret dhe prapë mungon. Ai tha se “ky dyjëzim i brendshëm vjen për shkak të imazhit të vendit tonë”, raporton Gazeta Express.

Më pas ai tha se mosliberalizimi i vizave është çështje politike e jo teknike sepse kriteret teknike janë plotësuar.

“Ne i kemi plotësuar kriteret, por qytetarët e kanë hallin a po hiqen vizat a spo hiqen”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz