BallinaLajmeLiberalizimi i vizave në programin qeveritar, Kurti e gjen një problem që...

Liberalizimi i vizave në programin qeveritar, Kurti e gjen një problem që po e pamundëson

Të ngjajshme

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur në Kuvend pyetjeve dhe kritikave të opozitës në lidhje me programin qeveritar të miratuar së fundmi.

Kurti tha se liberalizimi i vizave është vënë në programin qeveritar sepse janë plotësuar të gjitha kriteret dhe prapë mungon. Ai tha se “ky dyjëzim i brendshëm vjen për shkak të imazhit të vendit tonë”, raporton Gazeta Express.
“Liberalizimi i vizave përmendet dy herë, pikërisht për shkak se është çështje e dyjëzuari së brendshmi. Në njërën anë, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, e në anën tjetër nuk e kemi liberalizimin e vizave. Ky dyjëzim i brendshëm vjen për shkak të imazhit të vendit tonë; për shkak të raportit të progresit, të cilët e cilësojnë vendit tonë si shtet me elemente të kapjes së shtetit, me krim të organizuar e korrupsion të lartë, pa konfiskime të pasurisë së paligjshme, etj”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria e tij duhet ta ndryshojë imazhin e vendit në mënyrë që, siç tha ai, të avansojmë si shtet.

“Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më. Ka bërë krejt çfarë është dashur, mirëpo duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i mirë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz