BallinaLajmeGoditi për vdekje me veturë dy fëmijët në Carralevë, ky është vendimi...

Goditi për vdekje me veturë dy fëmijët në Carralevë, ky është vendimi për shoferin e veturës

Të ngjajshme

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V.M.. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.

I pandehuri dyshohet se më 09.05.2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Volkswagen Golf 1.9 TDI”, nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, kushteve në rrugë, ashtu që me të hyrë në kthesë në anë e majtë të drejtimit të lëvizjes, frenon, automjeti bartet dhe kalon në anën e kundërt të anës së majtë të rrugës dhe i godet fëmijët tani të ndjerët L.Rr. dhe D.B., të cilët ishin jashtë rrugës. I pandehuri rrokulliset me automjet dhe bie në lumë, të ndjerët për shkak të lëndimeve dërgohen në QKUK-Prishtinë, ku më 09.05.2021 është konstatuar vdekja e tyre.

Po ashtu gjykata ka vlerësuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre penale, e cila është në rritje enorme, mënyrën e kryerjes, pasi që dëmi i shkaktuar është me pasoja vdekje për jetën e dy fëmijëve tani të ndjerë, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz