BallinaUncategorized“Dyshohet se ia kishte lidhur një shami rreth fytit”, një muaj paraburgim...

“Dyshohet se ia kishte lidhur një shami rreth fytit”, një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e motrës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 31-vjeçares nga Fushë Kosova, e cila dyshohet se ka mbytur motrën e saj 33-vjeçare.

Sipas Gjykatës, e pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale, ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të KPPK-së.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale,

ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes.

E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz